Shkup/Prishtine/Tirane    
shqip македонски english
Shtëpia Bibliotekat Aktiviëtë Kontakti Galeria Për në
Lajmërimi për botime e reja...Lajmërimi për botime e reja...Lajmërimi për botime e reja...

Филозофија на суфизмот
Hasan Xhillo
ISBN:9989-58-336-6

Për në
Shumë tituj që në Logos-A janë botuar jashtë standardeve të këtyre bibliotekave, por megjithatë në kuadër të gjithë asaj që te ne quhet vlerë, janë përfshirë në botimet e veçanta. Janë këtu disa atlase, kompletet e librave të Sami Frashërit, të Hafiz Ali Korçës e vepra të tjera, që për letrat shqipe pos që janë pasuri, në një mënyrë paraqesin edhe risi dhe krijim i një tradite të re të botimeve deri tash të panjohura për lexuesin shqiptar. Janë këtu edhe rilindësit që pas një ndërprerje relativisht të shkurtër, prapë po i kthehen lexuesit shqiptar, tash edhe më të plotë.
SHB “LOGOS-A” (1990-2010)

Është formuar kah fundi i vitit 1989 me emrin Mehmet Akif Ersoj, ndërsa është themeluar zyrtarisht në tetor të vitit 1990 me emrin aktual, SHB “Logos-A”

Pas këtyre 20 viteve punë të frytshme, ka arritur të nxjerrë në dritë më shumë se 500 tituj (mbi 2.000.000 ekzemplarë) të sferave të ndryshme të dijes. Mbi 250 tituj janë të përkthyer nga anglishtja, frëngjishtja, boshnjakishtja, serbokroatishtja, turqishtja e arabishtja e maqedonishtja, ndërsa rreth 250 tituj të tjerë janë vepra origjinale. SHB “Logos-A” është e para shtëpi botuese shqiptare në hapësirat e ish-Jugosllavisë që arriti nxënësit shqiptarë t’i ofrojë libër të mirëfilltë shqip.  Është botuese edhe e lektyrave shkollore I-IV të cilat erdhën si sihariqi më i madh për nxënësin shqiptar pas më se 15 viteve pritjesh. Ka botuar edhe një mori atlasesh, enciklopedish për fëmijë e mjetesh të tjera mësimore.

Projektet më të mëdha botuese:
- botimi i titujve universitarë shqip e maqedonisht (gjithsej 16 tituj) të përkthyer nga frëngjishtja që u realizuan në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Francës në R. e Maqedonisë (2005/06)
- botimi i serisë njëzetvëllimëshe të Sami Frashërit, botim ky i pari në kaq vëllime në gjithë hapësirën kulturore shqiptare (2004)
- botimi i kompletit 12-vëllimësh të Hafiz Ali Korçës (2006)
- botimi 8-vëllimësh i kompletit të veprës së Imam Vehbi Ismailit (2009)
- botimi 10-vëllimësh i veprës komplete origjinale të veprës së Nexhat Ibrahimit
- botimi 6-vëllimësh i veprës madhore mistike “Mesnevia” të M. Xh. Rumit

Në përgatitje:
- kompletit i Alija Izetbegoviqit

Ka organizuar mbi 50 promovime të librave në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi e Shqipëri dhe rregullisht merr pjesë në panaire nacionale, ballkanike, por edhe ndërkombëtare. Në kuadër të kësaj shtëpie botuese funksionojnë këto biblioteka: Lexo, Tekste universitare, Tekste shkollore, Divan, Filizat, Fjala, Mendimi islam, Elif dhe Botimet e veçanta.

Logos-A është paraqitur edhe si organizatore e tubimeve shkencore:
- në shtator të vitit 2000 në Shkup e organizoi simpoziumin me titull “Dialog mes qytetërimeve” dhe
- në nëntor 2004 në Shkup e organizoi konferencën ndërkombëtare me rastin e 100-vjetorit të vdekjes së Sami Frashërit.