Shkup/Prishtine/Tirane    
shqip македонски english
Shtëpia Bibliotekat Aktiviëtë Kontakti Galeria Për në
Lajmërimi për botime e reja...Lajmërimi për botime e reja...Lajmërimi për botime e reja...

Филозофија на суфизмот
Hasan Xhillo
ISBN:9989-58-336-6

SHB “LOGOS-A”(1990-2007)

E formuar kah fundi i vitit 1989 me emrin Mehmet Akif Ersoj dhe e themeluar zyrtarisht në tetor të vitit 1990 me emrin aktual, SHB “Logos-A” me të drejtë e konsideron veten pioniere të botimit të pavarur shqip në ish-Jugosllavinë e atëhershme dhe në Maqedoninë e re. Ndonëse në fillim e ngritur me shumë telashe, pas këtyre 17 viteve punë të frytshme, ka arritur të nxjerrë në dritë rreth 500 tituj (mbi 2.000.000 ekzemplarë) të sferave të ndryshme të dijes. Nga këta, mbi 250 tituj janë të përkthyer nga anglishtja, frëngjishtja, boshnjakishtja, serbokroatishtja, turqishtja e arabishtja e maqedonishtja, ndërsa rreth 250 tituj të tjerë janë vepra origjinale. SHB “Logos-A” është e para shtëpi botuese shqiptare në hapësirat e ish-Jugosllavisë që arriti nxënësit shqiptarë t’i ofrojë libër të mirëfilltë shqip. Kështu për herë të parë pas 50 viteve Logos-A u ofroi shkollarëve shqiptarë libra të shkruara nga autorë shqiptarë, në të shumtën e rasteve mësues të shkollave shqipe, por njëherit edhe libra që para së të shkonin në shkolla fillore e të mesme do të kalonin nëpër disa filtra të redakturave profesionale, terminologjike e gjuhësore nga autorë tashmë të dëshmuar të Shqipërisë e të Kosovës. Këtu janë edhe lektyrat shkollore I-IV të cilat erdhën si sihariqi më i madh për nxënësin shqiptar pas më se 15 viteve pritjesh, si edhe një mori atlasesh, enciklopedish për fëmijë e mjetesh të tjera mësimore. Përveç këtyre botimeve që tashmë janë bërë të zakonshme, në Logos-A janë realizuar edhe projekte të mëdha botuese: i pari është botimi i tetë titujve universitarë shqip e maqedonisht (gjithsej 16 tituj) të përkthyer nga frëngjishtja që u realizuan në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Francës në R. e Maqedonisë (2005/06), projekti i dytë është botimi i serisë njëzetvëllimëshe të Sami Frashërit, botim ky i pari në kaq vëllime në gjithë hapësirën kulturore shqiptare dhe në gjithë traditën e librave të botuar për cilindo autor te ne, që u botua me rastin e 100-vjetorin e vdekjes së autorit (2004), ndërsa projekti i tretë i këtij karakteri, që u bë me rastin e 50-vjetorit të vdekjes së autorit (2006), ishte botimi i kompletit të veprës së Hafiz Ali Korçës në 12 vëllime. Në këtë frymë në realizim e sipër është botimi i kompletit të Alija Izetbegoviqit, Imam Vehbi Ismailit, si dhe veprat e disa autorëve të tjerë të traditës, si dhe të disa autorëve të huaj. Në pjesën e prezantimeve, deri tash Logos-A ka organizuar mbi 50 promovime të librave në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi e Shqipëri dhe rregullisht merr pjesë në panaire nacionale, ballkanike, por edhe ndërkombëtare, siç janë panairet në Frankfurt, Bolonjë, Londër, Gjenevë, Sofje e Kajro, prej ku shumë herë është kthyer me shpërblime e mirënjohje. SHB “Logos-A” funksion me disa degë të saj, nga të cilat në vendin tonë janë ato në Tetovë, Gostivar, Kumanovë dhe Strugë, ndërsa nga ato që janë jashtë kufijve të shtetit tonë, janë në Prishtinë, Tiranë, Stamboll dhe Dyseldorf. Këshilli Botues dhe Këshilli Redaktues, të formuar qëmoti në Logos-A, e që viteve të fundit u pasuruan me emra të rinj gjithnjë në të mirë të cilësisë, për shkak të numrit të madh të titujve, por edhe për qëllime cilësore, bëri sistematizimin tematik të bibliotekave, ashtu që tash në kuadër të kësaj shtëpie botuese funksionojnë këto biblioteka: Lexo, Tekste universitare, Tekste shkollore, Divan, Filizat, Fjala, Mendimi islam dhe Botimet e veçanta. Gjatë këtyre viteve sa Logos-A i ka kaluar si botues, përveç aktiviteteve botuese, në hapësirën tonë njihet edhe si dhuruesja më e madhe e librit jo vetëm individëve e bibliotekave, por edhe shkollave e fakulteteve. Logos-A është edhe organizatore e dy tubimeve shkencore: i pari është simposizumi që u mbajt në shtator të vitit 2000 me titull “Dialog mes qytetërimeve” i organizuar në Shkup dhe, i dyti, është konferenca ndërkombëtare me rastin e 100-vjetorit të vdekjes së Sami Frashërit që u organizua në nëntor 2004. Logos-A ka bashkëpunëtorë e miq gjithandej në trojet shqiptare, ballkanike dhe ndërkombëtare. Po ashtu ka bashkëpunuar dhe vazhdon të bashkëpunojë me shumë institucione qeveritare e joqeveritare të vendit dhe me shumë sosh ndërkombëtare. Ndonëse me gjithë këtë bujë të madhe të aktiviteteve botuese, shkencore e kulturore, megjithatë Logos-A konsideron se edhe shumë gjëra presin për t’u bërë, ashtu që elani i saj akoma më shumë forcohet që edhe në të ardhmen t’i shërbejë iluminizmit të njeriut, pa dallim ngjyre, kombi ose religjioni. Kryefjala e Logos-A mbetet “Mbi të gjitha vlerat”.


Филозофија на суфизмот
Hasan Xhillo

Kafazi i frikës
Ibrahim Berisha

Мухамед а.с. и Куранот
Osman Nuri Haxhiq

Letërsia dhe besimet fetare
Milazim Krasniqi

Hënëza e natës endeluziane
Xhemaludin Latiç

Kryqëzatat në syrin e arabëve
Amin Maaluf

Vetëperceptimet e qytetërimeve
Ahmet Davutogllu

Mirësia e ramazanit Si ta arrish atë?
Abdullah Halife

Pesë temat e arta të Kur’anit Famëlartë
Muhamed el Gazali

Ислам и политика – политичко искуство на муслиманите
Бејтула Демири

Kriza e teologjisë myslimane shqiptare
Ismail Bardhi

Kulla dykatëshe
Kim Mehmeti

Të burgosurit politikë shqiptarë në Kosovë 1945 – 1990
Sabile Keçmezi - Basha

Fjalor Shqip – Turqisht/ Turqisht – Shqip
Myxhahid Korça

Fjalori i sociologjisë
Ali Pajaziti

Lufta e Kosovës në shtypin amerikan (28 shkurt 1998 – 10 qershor 1999)
Hajrudin S. Muja

Gjuha
Sami Frashëri

Edukata familjare
Islam Dizdari & Bahri Aliu

Islami dhe muslimanët në Tokat shqiptare dhe në Ballkanin mesjetar
Nexhat Ibrahimi

Përkthimet e Kur’anit në gjuhën shqipe
Feti Mehdiu

Македонскиот јаѕик кај албанските училишта со настава на албански јазик
Avzi Mustafa
LOGOS-A

- Prej 7 deri më 13 qershor ne Prishtine mbahet panairi i librit "Prishtina 2010''

PROMOVIME

Të mërkurën, më 09.06.2010, në orën 13:00 në hapësirat e panairit bëhet promovimi i veprës:

"Kafazi i frikës"
 
të autorit
 
Ibrahim Berisha


Referues:
Dr. Sali Bashota


 

Të mërkurën, më 09.06.2010, në orën 13:00 në hapësirat e panairit bëhet promovimi i veprës:
 
"Letërsia dhe besimet fetare"
 
të autorit
 Milazim Krasniqi


Referues:
Dr. Abdullah Hamiti


 

Të shtunën, më 12.06.2010, në orën 13:00 në hapësirat e panairit bëhet promovimi i veprës kapitale leksikografike

"FJALOR"
 
i emrave të bimëve dhe të kafshëve
shqip-latinisht & latinisht-shqip
 
i autorit Xhevat Lloshi


Referues:
Dr. Shefkije Islamaj
Dr.  Qemal Murati

 

Të shtunën,më 12.06.2010, në orën 13:00 në hapësirat e panairit bëhet promovimi i veprës kapitale leksikografike

"FJALOR I SOCIOLOGJISË"


të autorit Ali Pajaziti


Referues:  
 Dr. Fadil Maloku